Kombëtarja shqiptare ka përforcuar stërvitjen me tre futbollistë të rinj sot. Myrto Uzuni, Jasir Asani dhe Mario Mitaj janë bashkuar me skuadrën.
Ndërkohë, trajneri Silvinjo ka integruar katër lojtarë të ekipit Shpresa: Feta Fetain, Marcelino Prekën, Adrion Pajazitin dhe Stiven Shpendin në seancat stërvitore për të ndihmuar në përgatitjet e ekipit, megjithëse këta lojtarë nuk do të jenë pjesë e grumbullimit të Kombëtares për ndeshjet e ardhshme.
Enea Mihaj nuk është stërvitur ende dhe është lënë pushim pas mbërritjes së tij në Shqipëri.