Zjarri në dy njësitë administrative Orosh dhe Fan në Bashkinë e Mirditës është shuar plotësisht pas 10 ditësh.
Gjatë mëngjesit të së mërkurës të gjitha forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë janë larguar nga terreni, pas betejës me flakët të cilat iu afruan shumë edhe zonave të banuara.
Zjarri ka përshkruar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore kryesisht me pisha qindravjeçare si dhe bimësi të ndryshme.