Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja ka nisur negociatat me drejtuesit e kompanisë Kurum International sh.a për gjetjen e rrugëzgjidhjes për punonjësit që mbeten të papunë, si pasojë e ndërprerjes së përkohshme të punës.
Në takim po diskutohet për gjetjen e zgjidhjeve për problemin social që krijon mbyllja e përkohshme e aktivitetit prodhues të kësaj kompanie që nga muaji Gusht 2024.
Si pasojë e mbylljes së aktivitetit të dy uzinave të paktën 580 punëtorë mbeten të papunë.