-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama është “Maduro i Tiranës” që arreston liderët e opozitës para zgjedhjeve

Kryesoret

Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën si “Maduro i Tiranës”, duke pretenduar se ai ka arrestuar liderin e opozitës para zgjedhjeve për të siguruar mandatin e tij në pushtet.

Në një tubim qytetar, Berisha e krahasoi këtë veprim me arrestimin e liderëve opozitarë nga diktatori i Venezuelës, duke kërkuar që qytetarët të ngrihen në revoltë për të siguruar zgjedhje të lira dhe të vërteta.

“Miqtë e mi, në një shtet ku qytetarët vidhen natën, ditën, në çdo kohë, në çdo stinë.

Në një shtet ku krimi vendos në rrugë, në parlament, në qeveri për fatin e qytetarëve.

Në një shtet ku krimi dhe qeveritarët janë një dhe të pandarë, vota është e dënuar me vdekje në rast se nuk shpërthejnë revoltat.

Në rast se nuk ngrihemi në revoltë me këngët tona të lirisë sa herë shqiptarët janjë përballur me pushtues, himni i tyre ka qenë, ja të vdesim ja të rrojmë për liri.

Miqtë e mi, dje Edi Rama i Venezuelës arrestoi liderin e opozitës që fitoi zgjedhjet me 70 përqind.

Dje, ai e akuzoi atë për terrorizëm, kryeterroristi i Amerikës Latine akuzoi liderin që e votoi populli i Venezuelës për terrorizëm.

Po Maduro i Tiranës o miq, ka arrestuar liderin e opozitës para zgjedhjeve pikërisht që të firmosë mandatin e krimit i sigurt.

A do lejojmë ne një gjë të tillë?

A do e pranojmë ne këtë?

Jo, kurrë!

Edi Ramën do e rrëzojmë me forcën e qytetarëve, me trimërinë e qytetarëve, me guximin e qytetarëve.

Zgjedhje të lira, zgjedhje të vërteta, ndryshim pushteti.

Kjo është motoja jonë!

Ftoj qytetarët kudo që janë të ngrihen me guxim, t’i japin zemër atij që nuk ka, t’i japin shpresë atij që i mungon dhe t’i përvishemi këtij regjimi që nuk na lë të votojmë.

Këtij regjimi që kërkon të fitojë zgjedhjet me burgje politike.

Këtij regjimi që kërkon t’i emërojë opozitës kryetarin dhe e arreston pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, me mercenarë kriminelë si Altin Dumani, Mellonai dhe Kraja”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit