Një krim i rëndë është zbuluar në Durrës, ku një 62-vjeçar është vrarë nga djali i tij.
Viktima, Enver Balla, ishte raportuar i humbur prej disa ditësh, ndërsa djali i tij 34-vjeçar, Esmerald Balla, e kishte denoncuar në polici si të humbur më 13 gusht 2024.
Më pas, trupi i pajetë i Enver Ballës u gjet në një pus, duke zbuluar krimin brenda familjes. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.