-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Endri Shabani: Opozita duhet të reformohet, Berisha nuk ka plan për të ardhur në pushtet

Kryesoret

Drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani, ka shprehur dyshime mbi aftësinë e Sali Berishës për të arritur në pushtet, duke theksuar se ai nuk ka një plan konkret.

Në një intervistë për News24, Shabani nënvizon se shumë qytetarë janë të pakënaqur me qeverisjen e Edi Ramës, por Sali Berisha nuk është në gjendje t’i përfaqësojë ata.

Sipas Shabanit, Berisha ka provuar disa strategji, përfshirë mosbindjen civile dhe qeverinë teknike, por pa rezultat.

“Strategjitë e Berishës janë provuar dhe PD ka ardhur këtu ku ka ardhur.

Ai nuk del dot as në fushatë se është në arrest shtëpie dhe nuk e lëshon monopolin as të partisë dhe as të opozitës.

E provuan në 2017 qeverinë teknike, njeri mori targat morën drejtoritë që bënin para dhe prapë fitoi Edi Rama”, tha Endri Shabani

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit