Një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme në Georgia të SHBA-së ka rezultuar në vdekjen e të paktën 4 personave dhe plagosjen e 30 të tjerëve. Zyra e Sherifit të Qarkut Barrow ka konfirmuar se një i dyshuar është arrestuar dhe situata është nën kontroll.
Incidenti ka shkaktuar një emergjencë të madhe, me ambulanca dhe një helikopter mjekësor të angazhuar në ndihmën e të lënduarve.
Ky sulm i fundit është pjesë e një tendence të shqetësuar me rritjen e numrit të të shtënave në shkolla në SHBA gjatë dy dekadave të fundit.