-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës merr në pyetje pesë persona për lidhje me institucionet paralele në veri

Kryesoret

Policia e Kosovës ka dërguar fletëthirrje për pesë individë, të cilët dyshohet se kanë udhëhequr institucionet paralele serbe në veri të Kosovës.

Të thirrurit, përveç që akuzohen për udhëheqje të këtyre institucioneve, po ashtu dyshohet se janë të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve. Ky veprim i policisë vjen pas mbylljes së këtyre institucioneve nga autoritetet kosovare më 30 gusht, një veprim që shkaktoi protestat e serbëve lokalë dhe kritikën e diplomatëve perëndimorë.

Në të njëjtën kohë, forca të shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s ishin të pranishme në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për një trajnim periodik.

Ky trajnim vjen si pasojë e tensioneve të rritura në veri pas mbylljes së institucioneve serbe dhe veprimeve të tjera nga autoritetet kosovare, që janë kritikuar për veprime njëanshme dhe të pabashkërenduara.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që çështjet që lidhen me situatën në veri të trajtohen në kuadër të dialogut në Bruksel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit