-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shënavlashi, fshati ku vrasjet e baballarëve janë si skenarët e filmave

Kryesoret

Në vetëm shtatë muaj, fshati Shënavlash në Durrës është përballur me dy ngjarje tronditëse që i japin këtij vendi një karakter dramatik dhe të errët, si në skenarët më të frikshëm të kinemasë.

Më 23 Shkurt të këtij viti, u raportua vrasja e Pëllumb Metës, 49 vjeçar, nga tre fëmijët e tij. Sot, u zbardh një krim tjetër të ngjashëm, ku 30-vjeçari Esmerald Balla vrau babanë e tij, 62-vjeçarin Enver Balla.

Një element i përbashkët në të dyja rastet është mënyra si trupat e pajetë janë fshehur. Pëllumb Meta u raportua i zhdukur më 13 Shkurt dhe u zbulua se ishte vrarë disa ditë më vonë, ndërsa u gjet i groposur pranë një kasolleje nga tre fëmijët e tij. Krimi u zbardh pas dy javësh. Në rastin e Enver Ballës, Esmerald Balla hodhi trupin në një pus, rreth një kilometër larg vendit të ngjarjes dhe raportoi se babai kishte ikur nga banesa.

Ngjarjet e fundit në Shënavlash kanë tronditur opinionin publik dhe kanë çuditur me mënyrën e ftohtë të autorëve, të cilët duket se kanë ndjekur skenarë të ndërlikuar për të eliminuar prindërit e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit