Vajza e Enver Ballës, 62-vjeçarit të vrarë nga djali i tij për 75 milionë lekë, ka shpërndarë një postim prekës në rrjetet sociale.
“Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, o Zot. Unë akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit. Tani ike edhe ti o bush. O bab të lutem o bab zgjomë nga ky makth”, shkruan vajza e të ndjerit.
Enver Balla u vra nga djali i tij, Esmerald Balla, pas një konflikti për kursimet familjare. Djali i cili raportoi të atin si të zhdukur dhe shpiku një histori për largimin e tij, më vonë pranoi krimin.