Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaron se dëshiron që të shkojë në Mitrovicë por thotë se nuk e lejojnë.
“Në Mitrovicë nëse më lejonin do të shkoja që nesër. Dhe jo vetëm atje, por edhe në të gjitha vendbanimet dhe fshatrat tona në Kosovë e Metohi. Nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimeve të tyre”, theksoi Vuçiç.
Ai tha se institucione të rëndësishme paralele të Serbisë po funksionojnë ende në veri të Kosovës. Presidenti serb sqaroi shqetësimet e Rusisë për avionët e luftës, MIG se mund t’i shkonin Ukrainës përmes Francës në marrëveshjen për Rafaletë.
“Ai që thotë se do të falim Mig-29-at jo vetëm që gënjen, por edhe nuk është normal. Nuk do ia jepja askujt në botë Migët serbë” tha ai.