-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohen detajet e reja të krimit të rëndë në Durrës

Kryesoret

Në Durrës, një krim i rëndë është zbardhur pas një hetimi të thelluar. 30-vjeçari Esmerald Balla ka vrarë babain e tij, Enver Balla, 62 vjeç, dhe më pas ka hedhur trupin e tij në një pus.

Sipas policisë, Esmerald Balla kishte kallëzuar në polici se babai i tij ishte larguar nga banesa më 13 gusht 2024 dhe kishte humbur kontaktet me të. Ai kishte pretenduar se babai kishte ikur me një grua të panjohur dhe kishte dyshuar se kjo mund të kishte lidhje me zhdukjen e tij.

Pas një hetimi të thelluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit Kibernetik në Durrës, u zbuluan prova që çuan në arrestimin e Esmerald Ballës. Ai pranoi se kishte vrarë babanë pas një konflikti mbi një shumë parash (7.5 milion lekë) që dyshonte se i ishte vjedhur.

30-vjeçari përdori një armë zjarri tip pistoletë për të kryer krimin dhe më pas e hodhi armën në një kanal. Trupi i viktimës u gjet në një pus rreth një kilometër larg vendit të ngjarjes. Policia ka sekuestruar armën e krimit dhe kasafortën e hapur me para.

Grupi hetimor ka dërguar trupin e viktimës për ekzaminim mjeko-ligjor dhe vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale janë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit