-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjatet afati i ‘Sterilizimit’/ Vokshi: Do të thërrasim ish-drejtorët e QSUT dhe aktualen

Kryesoret

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, rinisi këtë të mërkurë punën, me miratimin e listës së dëshmitarëve, që do të thirren nga e hëna e ardhshme.

Albana Vokshi deklaroi se “do të thërrasim ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, drejtorët e spitalit të Durrës, Shkodrës. Janë të gjithë mjek. Dhe mjekët që kishim në listën e dëshmitarëve para se të mbyllej sesioni i kaluar, por nuk arritëm t’i thërrisnim të gjithë/. Do fillojmë nga e hëna dhe deri në fund të javës që vjen.

Në varësi të deklaratave të dëshmitarëve mund të rezultojë që edhe lista të jetë më e shkurtër, sepse edhe Komisioni mund të vendosë më pas që nuk do të ketë nevojë për dëshmitarë të tjerë, pasi mund të arrijnë në përsëritje. Jemi munduar të kemi një listë koncize, jo të mbingarkuar. Secili dëshmitar do marrë kohën e vetë, pasi çdo anëtarë mund të ketë pyetjet e veta për të bërë”.

Petro Koçi theksoi se “unë mendoj që të piketojmë dëshmitarët më të rëndësishëm, mos të merremi me shtimin e numrit të dëshmitarëve, por të merremi me cilësinë”. Plarent Ndreca vijoi duke sqaruar se “edhe ne e diskutuam dje në mbledhje kryesie, por është e vështirë nga ana tjetër të thërrasësh njërin dhe jo tjetrin, pasi duket sikur i sheh me sy të ndryshëm. Por, mund të koordinohemi me pyetjet. Mos të bëjmë pyetje që bien në përsëritje. Do të tentojmë të kemi një koordinim, kërkojmë dhe koordinimin e palës tjetër”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit