Ende asnjë gjurmë nga autorët e atentatit pak ditë më parë në Don Bosko ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.
Sipas të dhënave nga policia e Shtetit, atentatorët kanë ndjekur prej disa ditësh lëvizjet e shënjestrës, kjo për faktin se autorët e pritur me makinë 30 minuta në afërsi të lokalit, të parkuar në një cep pallati.
Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të grupit hetimor, u zbulua se makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes.
Të njëjtin itinerar ndoqi edhe në kthim, derisa e dogjën makinën në Qerekë, sapo kalon Kamzën.