Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katund i Ri.
Një automjet ka përplasur drejtuesin e një biçiklete, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Policia është në vendngjarje për të hetuar shkakun e aksidentit dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Video nga vendi i ngjarjes tregon pasojat e përplasjes.