Katër shqiptarë janë dënuar me gjithsej 25 vite burg në Angli për përfshirje në një operacion të madh narkotik dhe trafikimi.
Ata janë: Dritan Meta, Ilir Kodra, Refik Skepi dhe Visar Elezaj. Hetimet zbuluan një fermë kanabisi me 1,000 rrënjë dhe 200 kg kanabis, si dhe aktivitetin e tyre në trafikimin e 49 klandestinëve nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar.
Dritan Meta, kreu i organizatës, mori 11 vite burg për akuzat e prodhimit të kanabisit dhe shkeljes së ligjit të imigracionit. Ilir Kodra u dënua me 4 vjet e 7 muaj, Refik Skepi me 6 vite, dhe Visar Elezaj me 3 vjet e 6 muaj.
Inspektorja Natalie Hall theksoi rëndësinë e veprimeve të shpejta për të parandaluar dëmtimin e personave të futur ilegalisht.