Sonte në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një përleshje fizike mes disa individëve.
Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Gjithashtu, gjashtë persona janë shoqëruar në stacionin policor për lidhje me incidentin. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.