Policia ka arrestuar Marklen Hakën, i njohur si anëtar i Bandës së Niklës, në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”.
Haka ishte shpallur në kërkim për akuza të rënda, përfshirë tentativë vrasje, pjesëmarrje në një grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
Operacioni “Revanshi” vazhdon të zbardhë veprimtaritë e paligjshme dhe të ndihmojë në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike.