-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ky është shtatori i fundit në opozitë, PD do të fitojë në 2025

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu optimizëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, duke deklaruar se ky është “shtatori i fundit” që partia e tij është në opozitë.

Berisha beson se PD do të marrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2025 dhe se rotacioni nuk do të vonojë. Ai theksoi se ky është një periudhë përgatitore për betejën finale elektorale dhe kërkoi nga demokratët të kenë bindje dhe guxim për fitore.

Kemi hyrë në muajin e 9 përpara betejës finale elektorale. Në 9 muaj kemi përballjen finale kundër të keqes që në 11 vite asgjësoi procesin e vërtetë elektoral, plaçkiti dhe dëboi masivisht shqiptarët.

I them këto se çdo demokrat dhe demokrate kur të kërkojë votën  për PD demokratëve duhet ti shihet në sy bindja për fitore, demokratëve duhet ti dëgjohet në zë bindja për fitore, duhet ti lexohet në shpirt bindja për fitore, demokratëve duhet t’u lexohet në trup bindja  për fitore, e gjithë kjo sepse më shumë se kurrë fitorja qëndron në guximin, besimin dhe duart tona.

Këto vite PD e plagosën, e plagosën jo pak, kjo nuk mohet. Me sulmin që na u bë kemi luftuar më shumë në mbrojtje sesa në sulm. Duhet të mbronim flamurin tonë, duhet të mbronim programin tonë,  pluralizmin politik në Shqipëri që po jepte shpirt, duhet të mbronin opozitën shqiptare.

Sot kjo betejë ka mbaruar, realiteti është krejt i ri, kushtet kanë ndryshuar. Sot ne jemi të bashkuar, sot jemi PDSH më e fortë se kurrë”, tha nder te tjera Sali Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit