Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pikat kufitare Jarinë, Bërnjak dhe Merdarë janë të bllokuara për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, hyrjet dhe daljet në këto pika janë pezulluar, ndërsa pikat e tjera kufitare si Mutivoda, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë mbeten të hapura.