Serbët kanë paralajmëruar për bllokimin e pikave kufitare Kosovë-Serbi duke filluar sot nga ora 18:00, por aktualisht situata në këto pika është e qetë.
Në Merdar dhe Jarinje, qarkullimi i automjeteve vazhdon pa probleme, ndonëse fluksi është më i vogël në Jarinje. Serbët kanë njoftuar se nuk do të lejojnë hyrje-dalje me dokumente të Kosovës.
Në terren, ndodhen vetëm forca të KFOR-it dhe EULEX-it, pa praninë e forcave të policisë.