-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Motra e Egli Progës kritikon Akt-ekspertizën: Po e minimizojnë krimin si një grusht

Kryesoret

Pas publikimit të akt-ekspertizës ligjore për vdekjen e Egli Progës, motra e tij, Jonida Proga, ka reaguar ashpër, duke ngritur dyshime mbi objektivitetin e raportit dhe të hetimit të rastit. Ajo akuzon policinë dhe mjekët ligjorë për përpjekje për të minimizuar rëndësinë e krimit dhe për të deformuar të vërtetën.

Në një deklaratë të hapur, Proga shtron pyetje kritike mbi mënyrën se si janë shkaktuar dëmtimet, duke pyetur: Me çfarë mjeti janë shkaktuar këto dëmtime?

Ajo sugjeron se dëmtimet mund të jenë shkaktuar nga mjete të rënda si doreza hekuri, dhe jo vetëm nga një grusht, siç është theksuar në raport.

Proga e akuzon policinë dhe sistemin e drejtësisë për korrupsion dhe përpjekje për të fshehur të vërtetën e vrasjes. Ajo kritikon dështimin e policisë për të mbledhur provat dhe për të ndaluar kriminelët që ishin të pranishëm në vendin e krimit. Duke theksuar se kanë pasur frikë nga hakmarrja dhe se janë të bashkuar, Proga premton se do të vazhdojë luftën për drejtësi dhe do të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë ndihmuar në fshehjen e së vërtetës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit