Banorët e Thumanës kanë nisur një protestë duke kërkuar hapjen e aksit rrugor Thumanë-Kashar, segmenti që ka kushtuar 1.3 miliardë euro.
Ata janë takuar me kryetarin e Bashkisë Krujë, Artur Bushi, i cili ka premtuar të flasë me zv.kryeministren Belinda Balluku për të zgjidhur problemin.
Protestuesit presin përgjigje deri të hënën, përndryshe paralajmërojnë protesta të dhunshme.