-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Rrumbullaku u largua me ceremoni

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji u shpreh se largimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga posti ka qenë i detyruar.

“Jam i bindur që është shkarkim me ceremoni. Largimi i detyruar, ka pasur një drejtor të përgjithshëm dy vite më para që nuk pranoi të jepte dorëheqje, është e njëjta skemë.

Tre drejtorët e fundit, Ardi Veliu, e detyruan të dorëhiqej dhe e shpërndau letrën ministria, e patë që nuk dinte të shkruante.

Gjithashtu edhe Gledis Nano, doli lajmi se u dorëhoq dhe doli e tha që se kam dhënë dorëheqjen. Sot kemi dy drejtorë të përgjithshëm që paguhen me taksat e shqiptarëve.

Sot është po e njëjta skemë, e nxjerr ministria para se të dalë Drejtori i Përgjithshëm, Ka një muaj që flitet, nuk ka njeri që nuk e di.

Flitet që ministri ka një muaj që është mbyllur në zyrë për t’u fshehur nga ngjarjet kriminale se ka frikë vetë dhe nuk takon asnjë zyrtar të lartë sepse po bën plane me disa që as nuk janë në policinë e shtetit për të bërë emërime” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit