-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sarrazin: Kosova s’mund ta bllokojë CEFTA-n, mund ta bllokojë veç veten

Kryesoret

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mosarritjen e një dakordimi rreth CEFTA-s.

Ai, në një intervistë për Kohën dhënë gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë brenda tetë ditësh, ka insistuar që Kosova të zhbllokojë futjen e mallrave serbe, një pjesë e të cilave ishte bllokuar nga Qeveria.

Sarrazin ka deklaruar në të dyja vizitat që ka zhvilluar në Kosovë se ka marrë përgjigje negative nga kryeministri Albin Kurti në kërkesën për një kompromis.

“Tash ne kemi parimin kryesor në Bashkimin Evropian dhe tash veç mund ta bllokosh veten dhe më duhet t’ia shpjegoj këtu Qeverisë së Kosovës se do të vazhdojmë me marrëveshje për këto çështje, lidhur me tregun e lirë të përbashkët, edhe pa Kosovën nëse është e domosdoshme. Ky është mesazhi im i sotëm”, ka thënë ai.

Krahas për çështjen e CEFTA-s, Sarrazin ka folur edhe për çështjen rreth hapjes së Urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për vizitën e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Rusi dhe takimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, sikurse edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit