-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Do të monitorojmë komisionin ‘Reforma në drejtësi 2’

Kryesoret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thekson se do të monitorojë dhe asistojë veprimtarinë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin. Në një reagim në rrjetin social X, ambasada amerikane në Shqipëri bëri të ditura edhe pritshmëritë që ka nga ky komision.

“Si një partner i palëkundur i përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin “ad hoc” për qeverisjen e mirë, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Pritshmëritë tona janë që puna e komisionit të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente, të përputhet me Kushtetutën, të mbrojë pavarësinë e institucioneve dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato konfirmoi ditën e djeshme angazhimin e delegacionit. “BE-ja do të angazhohet me komisionet e posaçme parlamentare – për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, si dhe për luftimin e dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në procesin demokratik – me synimin për të siguruar koherencë të plotë me angazhimet e Shqipërisë për anëtarësim në BE…”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit