-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Ekstremistët serbë të maskuar ndalojnë me forcë një familje në një pikë kufitare

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka akuzuar ekstremistë serbë të maskuar për bllokimin dhe kthimin e një familjeje kosovare që po udhëtonte për në Gjermani.

Sveçla deklaroi në Facebook se incidenti ndodhi para syve të policisë serbe, e cila, sipas tij, është bashkëfajtore në këtë akt. Ai theksoi se pika kufitare në Bërnjak do të mbetet e mbyllur për qarkullim deri në stabilizimin e situatës.

“Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë. Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne”, shkroi Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit