Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se me hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla është mundësuar evidentimi i problemeve tek nxënësit në një fazë të hershme.
Koçiu thotë që me hapjen e kabineteve dentare po promovohet kujdesi i rregullt për shëndetin dhe mbrojtjen e dhëmbëve.
“208 mjekë stomatologë japin shërbim, duke mbuluar 213,097 fëmijë në të gjithë vendin, për të siguruar që çdo fëmijë të ketë akses në kujdesin dentar. Të angazhuar për të siguruar që fëmijët tanë të kenë akses të barabartë në shëndetin dentar dhe krijimin e një mjedisi që ndërgjegjëson kujdesin ndaj shëndetit të tyre të përgjithshëm”, shkruan ministrja e shëndetësisë.