Pas Marklen Hakës, në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua Klajdi Haka 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të banesës së Klajdi Hakës (banesa ku fshihej Marklen Haka) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë.