Një 60 vjeçar në Vlorë është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal.
Ai ka marrë disa plagë dhe dyshohet se është dhunuar, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Policia ka mbërritur në spital dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









