Zbardhet atentati në Shkodër. Policia ka identifikuar autorin e sulmit me armë zjarri që ndodhi mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Partizani”, të këtij qytetit.
Ai është Alban Bruçi, autor të dyshuar të sulmit me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Range Rover” në lëvizje, në pronësi të Sokol Kajoshit.
Në automjet ka qenë Arjon Kajoshi dhe sipas policisë nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.