Policia detare dhe kufitare gjatë një jave nga Ksamili në Koman ka bllokuar 17 mjete lundruese. Nga mjetet e bllokuara janë 9 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike.
Nga këto mjete lundruese 10 janë bllokuara nga Ksamili në Vlorë, 5 nga Durrësi në Shëngjin, 1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 1 varkë metalike me motor uji për lundrim është bllokuar në Koman.
Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj. Ndërsa drejtuesit e 12 mjeteve të tjera lundruese krahas bllokimit të mjeteve u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentash.