Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla u prezantua sot gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, nga kryeministri Edi Rama, si drejtues politik për Diasporën.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Balla shprehet se ndihet shumë i motivuar të ribashkohet me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të zgjedhur nga strukturat tona në diasporë.
“Shqiptarët e diasporës janë kontributorët më të mëdhenj në ekonominë kombëtare prej 33 vitesh dhe më në fund ka ardhur dita ta ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes së anëtarëve të Kuvendit dhe për udhëheqjen e Shqipërisë. Shqipëria është shtëpia juaj jo vetëm për të ndihmuar por edhe për të votuar dhe nëse nuk vijnë për të votuar këtu, në pranverë 2025 do ta dërgojnë votën me postë për të vendosur së bashku si një familje e madhe se kush dhe si duhet t’i drejtojë dhe t’i ndjekë punët e atdheut tonë të përbashkët”, shprehet Balla.
Më tej ai thotë që iu besua një detyrë tjetër e rëndësishme si Drejtues Politik i partisë më të madhe të gjithë shqiptarëve, kudo ku jetojnë shqiptarët në mbarë botën.