-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lideri i opozitës nga Venezuela kërkon azil në Spanjë

Kryesoret

Kandidati presidencial i opozitës në Venezuelë, Edmundo González, ka kërkuar azil në Spanjë pas një urdhri arresti nga qeveria venezueliane.

González, i cili ishte fshehur pas kundërshtimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të korrikut, është larguar nga Venezuela me ndihmën e Forcave Ajrore Spanjolle. Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, konfirmoi se ai kërkoi “vullnetarisht” strehim në ambasadën spanjolle në Karakas përpara se të largohej.

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, José Manuel Albares, tha se González u largua me kërkesë të tij dhe se qeveria spanjolle është e përkushtuar ndaj të drejtave politike të të gjithë venezuelianëve.

Ndërkohë, forcat e sigurisë venezueliane kanë rrethuar ambasadën e Argjentinës në Karakas, ku gjenden gjashtë kundërshtarë të presidentit Nicolás Maduro. Kriza politike në Venezuela është thelluar pas shpalljes së Maduro si fitues i zgjedhjeve, të cilat janë kontestuar nga opozita dhe disa shtete ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit