-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Shtetit njofton masat për sigurinë në vitin e ri shkollor

Kryesoret

Policia e Shtetit ka njoftuar masat e marra për vitin e ri shkollor 2024-2025, duke angazhuar forcën e policisë kriminale dhe njësitë e tjera për të siguruar një ambient të sigurt për nxënësit.

Masat përfshijnë prani të shtuar të Ndihmës Specialistëve, Policisë në Komunitet, Patrullave të Përgjithshme dhe Policisë Rrugore, që do të monitorojnë shkollat dhe akset rrugore në afërsi të tyre.

Në përgatitje për vitin e ri shkollor, është bërë një vlerësim i situatës kriminale dhe janë hartuar Plane Masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Policia do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet arsimore dhe stafet e shkollave për të garantuar një fillim të mbarë të vitit shkollor dhe për të mbështetur mbarëvajtjen e procesit mësimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit