Florent Muslija, Edon Zhegrova dhe Aro Muric u përjashtuan nga përfaqësuesja e Kosovës ditëm e sotme për thyerje të rregullave.
Sipas asaj që shkruhet nga mediat, motivi kishte të bënte me faktin se lojtarët kishin frekuentuar së fundmi klubet e natës në Prishtinë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ylli i “Dardanëve”, Edon Zhegrova, ka reaguar duke thënë se janë thjeshtë thashetheme.
“Përshëndetje të gjithëve. Shpifje. Këto janë lajme të pavërteta dhe pa fakte. Do të flas në fushë së shpejti. Krenar”, shkruan ai.