Agjencia Europiane e Mjedisit ka renditur Tiranën ndër 10 kryeqytetet më të gjelbërta të Europës.
Sipas të dhënave të agjencisë, Tirana ka një mbulim të lartë urban me pemë në raport me popullsinë, duke lënë pas kryeqytete si Brukseli, Athina dhe Beogradi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme, duke theksuar përmirësimet e ndjeshme në hapësirat e gjelbra të qytetit në vitet e fundit.