Gazetari Ferdinand Dervishi në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo shprehet se sheh si shumë problematike ekspozimin e detajeve të ngjarjeve kriminale në media dhe Tv.
Dervishi thotë që me këtë ekspozim po u mësojmë stereotipe si bëhet dhe si fshihet një vrasje.
“Ua kemi bërë kokën damlla. Ditë për ditë”, theksoi gazetari.
Më pas ai u shpreh se “Për ngjarjen në Shënavlash, tha një kolegu jonë, po sa i trashë ai, e hodhi në pus, nuk gjeti një mënyrë tjetër për ta zhdukur. E kupton mendësinë. Këtë po u themi shqiptarëve. Si bëhet një vrasje dhe si tua hedhim, që të mos na kapi shteti dhe të mos na hedhin në burg. Këtë po u mësojmë me kaq shumë informacion sa u japim. Ajo duhet të ishte e saktë. Të japim 10 minuta çfarë ndodhi dhe të bëjmë analizë pse ndodhi dhe si duhet ta kuroj shoqëria jonë këtë gjë”.