Një aksident rrugor ndodhi në segmentin Grudë e Re-Shkodër, kur një 22-vjeçare që po drejtonte automjetin përplasi një motomjet të udhëhequr nga një burrë 42-vjeçar.
Pas ngjarjes, drejtuesi i motomjetit ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital.
Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht 22-vjeçaren dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit,