Policia e Matit ka arrestuar një 36-vjeçar, i dyshuar për ngritjen e një droni mbi ambientet e Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve (IEVP) Burrel.
Pas marrjes së njoftimit se një dron ishte parë mbi burg, autoritetet e sigurisë së burgut e neutralizuan mjetin dhe nisën hetimet. Falë inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë dhe IEVP Burrel, u arrit identifikimi dhe arrestimi i autorit, Tauland Ahmetsulaj, banues në Burrel.
Hetimet për këtë ngjarje janë në vazhdim për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.