-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Identifikohet autori i kultivimit të 128 bimëve narkotike në Pogradec

Kryesoret

Policia e Pogradecit, në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, ka identifikuar autorin e dyshuar për kultivimin e 128 bimëve narkotike.

31-vjeçari me iniciale D. S., nga fshati Çermë-Sektor, Lushnjë, është i dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve që u gjetën në zonën “Uji i Ftohtë” në Pogradec dhe u asgjësuan.

D. S. ishte arrestuar më parë më 8 gusht 2024 për kultivimin e 610 bimëve narkotike në fshatin Tallë. Hetimet e kryera nga Komisariati i Policisë Pogradec dhe Prokuroria e Korçës, në kuadër të megaoperacionit, kanë përcaktuar lidhjen e tij me kultivimin e 128 bimëve të tjera. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Korçës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit