-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënoi fqinjin me armë zjarri, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Kryesoret

Në Vlorë, shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë parandaluar një krim të mundshëm falë një operacioni të shpejtë dhe efikas.

Pas marrjes së informacionit për një shtetas që posedonte armë zjarri dhe kishte kërcënuar fqinjin e tij me vrasje, policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Strike 21”. Si rezultat, është arrestuar në flagrancë E. B., 51 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, e fshehur në një fuçi, së bashku me dy krehëra dhe 75 fishekë.

Materialet e procedurës janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit