-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- ‘I keni parë rrugët’, Berisha: Shemben si të ishin nga kartoni, asnjë përgjegjësi

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha po zhvillon takimin e radhës me demokratët në qytetin e Durrësit, i cili është pritur me brohoritje të shumta nga mbështetësit e tij.

Sali Berisha kritikoi ashpër gjendjen e rrugëve në vend, duke akuzuar qeverinë për mungesë përgjegjësie.

Fjala e Berishës

I keni parë rrugës, si kurrë ndonjëherë, të gjitha rrugët e ndërtuara gjatë këtyre viteve u shembën. U shembën si me qenë ndërtuar me karton. Keni dëgjuar të vihet njeri para ligjit. Askush! Sepse ata që kanë ndërtuar ato rrugë, i kanë ndarë lekët me qeveritarët. Rrugët shemben dhe askush nuk mban përgjegjësi, thonë i shembi natyra. Dhanë leje për të gërryer shtratin e Shkumbinit dhe për të hedhur në lum një rrugë që është të paktën 70-vjeçare, e gërryen lumin, janë shembur rrugët dhe ura. Është shemb dhe tuneli, po e fshehën tunelin. Asnjë përgjegjësi. E them për të kuptuar ju se çfarë armiku kemi përballe, sa të rrezikshëm, sa të lig, sa të pamëshirë. Një lloj përzierje mafie shtetërore me mafiozë të tjerë që rëndojnë mbi shpatullat, trupin tonë që largojnë çdo ditë shqiptarët, i varfërojnë çdo ditë. Sillen si pushtuesit më të këqij që mund të ketë njohur Shqipëria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit