Në Roskovec janë regjistruar të shtëna me armë zjarri këtë të martë, ku dy persona kanë humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan. Policia është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e incidentit.
Detaje të tjera mbi identitetin e viktimave dhe natyrën e konfliktit janë ende në proces verifikimi.