-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 të vdekur në Cetinje, presidenti malazez: Jam i shtangur dhe i tronditur

Kryesoret

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Cetinje të Malit të Zi, ku një përleshje banale ka çuar në një masakër, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Ngjarja ka ndodhur në një tavernë dhe ka përfshirë përdorimin e armës së zjarrit, ndërkohë që autori, Aco Martinoviq, është shpallur në kërkim.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, ka reaguar përmes një deklarate të trishtuar, duke shprehur ngushëllimet për viktimat.

‘Në vend të gëzimit festiv, trishtimi për humbjen e jetëve të pafajshme varej mbi Kryeqytetin tonë dhe gjithë Malin e Zi. Jam i shtangur dhe i tronditur nga kjo tragjedi që ka mbështjellë në të zezë Cetinjen tonë, familjarët dhe miqtë e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Lusim dhe shpresojmë për shërimin e të gjithë të plagosurve. Mendimet tona sonte janë me familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe qytetarët e Cetinjës. I gjithë Mali i Zi ndjen dhe ndan dhimbjen tuaj.’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit