Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg 21-vjeçarin Dritson Kurti, i akuzuar për lidhje seksuale me një të mitur.
Ai ka pasur një fëmijë me një vajzë 14-vjeçare, me të cilën ka bashkëjetuar për një vit.
Megjithëse familjarët dhe 14-vjeçarja kërkuan lirimin e tij duke theksuar se martesa ishte me pëlqimin e prindërve, gjykata ka vendosur të ruajë masën e sigurimit.