Një incident i dhunshëm ka ndodhur në fshatin Golem të Shkodrës, ku 29-vjeçari Renaldo Kola është plagosur me armë zjarri më 7 shtator. Plagosja ka ndodhur pas një serie komentesh fyese dhe ofenduese në rrjetin social Instagram ndërmjet autorit të dyshuar, Mario Kroni, dhe vëllait të të plagosurit.
Pasi ka parë komentet, Mario Kroni ka shkënë me armë dhe ka qëlluar Renaldo Kolën, i cili është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia është në kërkim të Mario Kronit dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.