-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Shtetit njofton planin e masave për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji

Kryesoret

Policia e Shtetit ka zbardhur planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Gjeorgji që do të zhvillohet sot në stadiumin “Air Albania”. Masat përfshijnë eskortimin dhe sigurimin e ekipeve të të dyja kombëtareve, kontroll të rreptë në hyrjet e stadiumit dhe menaxhim të rendit publik në qytet. Pjesë e planit është ndihma për shërbimet e emergjencës dhe menaxhimi i trafikut rrugor para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa rrugë afër stadiumit nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes të cilët janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 metra mbi urën e Dajti
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së
Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së
Rruga “Themistokli Gërmenji”
Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut
Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”
Rruga “Jul Variboba”, pranë postës
Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës
Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar

Policia e Shtetit i bën thirrje tifozëve që të paraqiten herët në hyrjet e stadiumit dhe të jenë vigjilentë për të shmangur mashtrimet me çmimet e biletave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit