Në një ngjarje tragjike në fshatin Fshat, Klos, Mat, një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me energjinë elektrike.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40 kur shtetasi D.P., i moshës 22 vjeçare, ishte duke punuar me linjën kabllore të internetit. Në mënyrë aksidentale, ai ra në kontakt me energjinë elektrike, që çoi në humbjen e jetës së tij.
Policia ka njoftuar se grupi hetimor është në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit. Ndërkohë, mbetet e nevojshme të përcaktohet më tej rrethanat e këtij aksidenti tragjik.