-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca do të formojë qeverinë e re javën e ardhshme

Kryesoret

Kryeministri konservator i zgjedhur së fundi Michel Barnier tha se Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”.

“Ne do t’i bëjë gjërat në mënyrë metodike dhe serioze”, tha Barnier për gazetarët, duke shtuar se ai do të dëgjojë “të gjithë” në skenën politike, që është e ndarë në tri kampe, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në korrik.

“Ne do të emërojmë një Qeveri javën e ardhshme”, tha ai.

Barnier ka shërbyer si ministër i Mjedisit, i Bujqësisë dhe i Punëve të Jashtme, ka qenë edhe ish-kryenegociatori i Bashkimit Evropian gjatë Brexit-it. Javën e kaluar presidenti francez, Emmanuel Macron, e emëroi atë si zgjedhje kompromisi për të udhëhequr me ekzekutivin e ri.

Në Parlamentin francez nuk ka shumicë të qartë, pas vendimit të Macronit për të shpërndarë Asamblenë Kombëtare.

Asambleja është gjerësisht e ndarë mes mbështetësve centristë të Macronit, që tashmë kanë bërë aleancë me partinë konservatore të Barnierit dhe aleanca e krahut të majtë, NFP dhe Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë.

NFP-ja ka thënë se do të ngrehë mocion të mosbesimit ndaj çdo ekzekutivi që nuk udhëhiqet nga ta, por kjo aleancë nuk ka arritur të krijojë shumicën në Parlament.

Deri më 1 tetor është afati kur Qeveria duhet të paraqesë një draft-buxhet për vitin 2025 dhe Barnier është nën presion që ta krijojë kabinetin qeverisës./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit